Mirëmbajtje. Gjenerator. Kompresor. Inverter. UPS.
Eurocol Service
Partneri juaj i besuar në energji, që prej vitit 1991!
Me gjeneratorë diesel, UPS-të, stabilizatorët e tensionit dhe kompresorët tanë, Eurocol Service ju ndihmon të mbroni pajisjet dhe investimet tuaja nga ndërprerjet, luhatjet e tensionit dhe rreziqet elektrike.
Na kontaktoni për Informacion
Plotësoni formularin e mëposhtëm ose na telefononi në numrin e telefonit: +355 68 20 74 604
Përse të zgjidhni Eurocol Service
Sigurojmë cilësi për çdo produkt dhe çdo shërbim.
Ne nuk jemi thjesht një furnizues produktesh. Eurocol Service është një partner teknik që e ndjek projektin nga fillimi deri në fund: analizë e sistemit aktual, përzgjedhje e kapacitetit, projektim i zgjidhjes, instalim dhe testim, e në fund mirëmbajtje e planifikuar për të garantuar funksionim të sigurt dhe afatgjatë.
Gjenerator Bruno & EMSA
Zgjedhja e gjeneratorit të duhur nuk bëhet me hamendje. Fuqia në kVA, tipi i ngarkesës, starti i motorëve, koeficienti i fuqisë, distanca, ventilimi, zhurma, kapaciteti i karburantit dhe automatizimi janë elemente që ndryshojnë rezultatin final. Prandaj Eurocol ofron këshillim profesional për të përcaktuar saktë çfarë ju duhet.
Kompresorë Ceccato
Nëse aktiviteti juaj ka nevojë edhe për ajër të kompresuar, Eurocol ofron zgjidhje të besueshme me kompresorë ajri për përdorim profesional dhe industrial. Kompresorët janë thelbësorë në punishte, linja prodhimi, servise, ndërmarrje të përpunimit dhe shumë sektorë ku presioni i qëndrueshëm i ajrit është pjesë e procesit.
Stabilizatorë Tensioni Ortea
Një tjetër problem i shpeshtë në rrjet është tensioni i paqëndrueshëm. Luhatjet e tensionit janë ndër arsyet kryesore të dëmtimeve të pajisjeve elektrike, nga qarqet e vogla e deri tek motorët industrialë. Stabilizatorët Ortea janë zgjidhja e duhur për të mbrojtur pajisjet, dhe për të rritur jetëgjatësinë e tyre.
UPS nga AEC & PowerTronix
Për shumë biznese, vetëm gjeneratori nuk mjafton. Prandaj, Eurocol ofron edhe UPS profesional, i cili garanton energji pa ndërprerje për pajisjet kritike, duke mbuluar sekondat dhe minutat vendimtare deri sa gjeneratori të ndizet dhe sistemi të stabilizohet. Për servera, sisteme sigurie, pajisje mjekësore dhe pajisje IT, UPS-i është një element i domosdoshëm.
Mirëmbajtje dhe Servis
Ne e dimë që një pajisje e mirë pa shërbim të mirë nuk ka vlerë. Ndaj dhe mbështetja teknike apo mirëmbajtja janë pjesë e rëndësishme e Eurocol Service. Ne ofrojmë kontrolle periodike, servis, zëvendësim filtrash dhe vajrash sipas orëve të punës, si dhe ndërhyrje kur ka nevojë, me qëllim që gjeneratori, kompresori, Stabilizatori apo UPS-i të jetë gjithmonë gati.
25 Vjet Eksperiencë
Lider në Shqipëri që nga 1991 për zgjidhjet energjetike.
Eurocol Service përfaqëson standardin më të lartë të inxhinierisë elektrike në Shqipëri. Me një përvojë që daton në fillimet e tranzicionit demokratik në vitin 1991, kompania ka ndërtuar një reputacion të pathyeshëm si ofruesi kryesor i sistemeve të energjisë emergjente.
Konsulencë Inxhinierike Falas
Ju ndihmojmë për zgjidhjen e duhur teknike.
Zgjedhja e pajisjes së duhur energjetike fillon me një analizë të hollësishme të ngarkesës elektrike. Shumë biznese bëjnë gabimin e blerjes së një gjeneratori shumë të vogël apo shumë të madh, duke shkaktuar kosto të panevojshme
Nga Bizneset e Vogla e deri tek Fabrikat
Zgjidhje Energjitike të Përshtatura për çdo Sektor dhe për çdo Biznes
Çdo sektor ka kërkesa të ndryshme për energjinë elektrike. Për këtë arsye, Eurocol nuk ofron zgjidhje standarde “njësoj për të gjithë”. Ndaj Ofrojmë Zgjidhje për:
• Spitale dhe klinika private
• Hotele dhe struktura turistike
• Fabrika dhe linja prodhimi
• Banka dhe institucione financiare
Vjet Eksperiencë
Projekte ndër Vite
Klientë të Kënaqur
Garanci për çdo Produkt
Faleminderit për Besimin
Besueshmëria është arsyeja përse Bizneset Zgjedhin Eurocol Service
Me një histori që nis në vitin 1991, Eurocol Service ka fituar besimin e klientëve përmes zgjidhjeve funksionale dhe afatgjata.
Bruno Generators, Ceccato, Ortea, Powertronix, EMSA
Besimi ndërtohet nga vizioni i përbashkët.
Marka italiane me 40 vjet eksperiencë në prodhimin e gjeneratorëve diesel premium. Gama: 5-2000kVA, me garanci 2 vjet dhe konsum të optimizuar karburanti.
Prodhues italian i kompresorëve ajri që nga 1936. Të besueshëm për punishte, linja prodhimi dhe servise me efikasitet energjetik dhe mirëmbajtje të thjeshtë.
Prodhues Spanjoll, lider global në stabilizatorë tensioni për mbrojtjen e pajisjeve elektrike. Reagim ekstremisht i shpejtë (3ms) dhe efikasitet 99%.
Produktet UPS të Firmës Italiane AEC janë projektuar për të mbrojtur pajisjet tuaja dhe për të eleminuar ndërprerjen me furnizimin e energjisë elektrike.
EMSA Gjenerator lindi si nevojë e tregut dhe sot vazhdon si lider në fushën e gjeneratorëve në botë, duke eksportuar në më shumë se 100 vende në 6 Kontinente.
Partnerët e Eurocol Service Albania janë zgjedhur sipas standardeve më rigoroze të performancës dhe njohjes ndërkombëtare në industri.
Pyetje të Shpeshta për Eurocol Service
Ne kemi përgjigje për
çdo pyetje tuajen!
Çmimet variojnë sipas fuqisë (kVA) dhe markës. Eurocol Service është Distributor Zyrtar i Bruno Generators dhe EMSA Generators. Në varësi të nevojave tuaja dhe buxhetit, ne ju sugjerojmë njërën prej këtyre dy firmave. Mund të vijmë pranë biznesit tuaj, pa asnjë kosto, për të llogaritur kapacitetin e saktë që ju nevojitet.
Mundësia më e mirë është të na telefononi për asistencë teknike falas. Ne bëjmë analizë të ngarkesës suaj elektrike (cilat pajisje keni, sa konsumojnë) dhe ju rekomandojmë fuqinë e saktë. Gabimi më i zakonshëm është blerja e gjeneratorit shumë të vogël ose shumë të madh.
UPS (Uninterruptible Power Supply) siguron energji pa ndërprerje kur ka problem rrjeti dhe energjia ndërpritet. Stabilizatori rregullon tensionin e luhatshëm nga rrjeti, por nuk jep energji kur elektriciteti ndërpritet fare. Për pajisje kritike (servera, spital) nevojiten të dyja.
Eurocol Service është partner i autorizuar për Bruno Generators & EMSA Generators (gjeneratorë), Ceccato (kompresorë), Ortea (stabilizatorë), AEC dhe PowerTronix (UPS). Të gjitha produktet kanë garanci 100% të vërtetë dhe servis të autorizuar nga fabrika.
Po! Eurocol Service ka klientë aktivë në Tiranë, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe të gjitha qytetet e tjera. Kemi një ekip teknik që bën mirëmbajtje periodike dhe nderhyrje emergjence.
Mirëmbajtja vjetore varion për gjeneratorë të vegjël (deri 50kVA) apo për ato industrialë. Gjithashtu çmimi varion dhe nga marka që ju keni të instaluar aktualisht dhe gjendja e produktit. Zakonisht mirëmbajtja përfshin kontrolle periodike të plota, zëvendësim filtrash dhe vaji, testim performance, dhe pastrim. Është investimi më i sigurt për jetëgjatësinë e pajisjes.
Po, ofrojmë gjeneratorë me qira për evente, punime ndërtimi, ose emergjenca. Qiraja ditore varion nga lloji i gjeneratorit. Ne ofrojmë transport, instalim dhe karburant. Për afat më të gjatë (muaj), ka paketa me çmim të reduktuar.
35 vjet eksperiencë (1991-2026), 250+ projekte të përfunduara, 100% klientë të kënaqur, dhe asistencë teknike falas në çdo hap. Ne nuk shesim vetëm produkte, jemi partner teknik që e ndjek projektin nga analizimi fillestar, tek auditi i përhershëm e deri te mirëmbajtja mujore.
Për gjeneratorët gjendje instalimi zgjat 1-2 ditë pune. Instalimi i gjeneratorit përfshin: transportin, rishikimin e lidhjes elektrike, vendosjen, provën dhe trajnim të stafit tuaj.
Po! Në magazinën tonë në Tiranë kemi modele të zgjedhura të gjeneratorëve Bruno dhe gjeneratorëve EMSA deri në 200kVA, të gatshëm për dorëzim brenda 24 orëve. Na kontaktoni për më shumë informacion.
Çfarë është një kompresor ajri dhe pse është i rëndësishëm?
Në një botë ku efikasiteti, fuqia dhe automatizimi janë më të rëndësishëm se kurrë, një kompresor ajri është kthyer në një nga pajisjet më të përdorura në industri dhe sektorë…
10 këshilla për të zgjatur jetën e gjeneratorit tuaj
Një gjenerator është një garanci që biznesi yt mos të ndalet asnjëherë. Por si çdo pajisje mekanike, edhe ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Një gjenerator i mirë mund…
5 gabimet më të zakonshme kur blen një gjenerator (dhe si t’i shmangësh)
Të blesh një gjenerator nuk është një vendim që merret në një pasdite. Është një investim që lidhet me sigurinë, vazhdimësinë e punës dhe në shumë raste, imazhin e biznesit.…
Gjeneratore nga Eurocol Service – Zgjedhja e Duhur!
Energjia elektrike është jetike për çdo familje apo biznes. Por, çfarë ndodh kur dritat ikin papritur dhe nuk ka asnjë garanci se kur do të rikthehen? Për të shmangur këtë…
