Stabilizatorë Tensioni
Distributor Zyrtar i Ortea Next S.p.a
Nje stabilizator tensioni tipik eshte i afte t’u pergjigjet luhatjeve te tensionit te ashtuquajtura renie tensioni (tensioni i ulet) dhe ngritje tensioni (tensioni i larte) ne linjen e hyrjes nga rrjeti. Reniet mund te jene rrjedhim i shperndarjes jo te rregullt te tensionit ne rrjetin e konsumatoreve , lidhjeve te ngarkesave te medha ne rrjet, tokezimeve jo efikase etj.
Ngritjet mund te lindin nga shkeputja e menjehershme e ngarkesave te medha nga rrjeti, tension i larte i prodhuar nga HEC, TEC, etj, shkaqe atmosferike etj. Kohezgjatja dhe shpeshtesia e ketyre fenomeneve varet nga shkaku dhe nuk eshte e lehte te parashikohet.
Reniet e tensionit zakonisht jane me te shpeshta vecanerisht aty ku shperndarja nuk eshte e kontrolluar.
Shqetesime te tjera si kolpot, frekuencat e larta, zhurmat dhe deformimet e harmonikave mund te filtrohen nepermjet sistemeve te vecanta te filtrimit. Punimi i rregullt i pjeses me te madhe te pajisjeve elektrike dhe elektronike varet nga saktesia dhe qendrueshmeria e tensionit ne hyrje. Ne ditet e sotme, shume konsumatore private apo shteterore jane subjekt i luhatjeve kohegjate te tensionit qe mund te shoqerohen me efekte te pakendshme apo edhe deme serioze.
Humbja e te dhenave, prodhime difektoze, probleme sigurie, defekte ne makineri dhe informacion i pa mbrojtur jane disa nga problemet e mundshme si pasoje e nje tensioni te keq. Ne ju ofrojme zgjidhje!