Stabilizatorë për Biznese të Vogla deri në 10 kVA

Eurocol Service ofron stabilizatorë tensioni për biznese të vogla deri në 10 kVA, të bazuar në teknologjinë italiane të Ortea Next S.p.a, një nga prodhuesit lider në Europë për stabilizimin profesional të energjisë elektrike. Këto zgjidhje janë ideale për ambiente ku rrjeti elektrik paraqet luhatje tensioni dhe ku pajisjet elektronike kërkojnë furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt.

Stabilizatorë nga Ortea Next

Stabilizatori siguron tension të qëndrueshëm për çdo pajisje, duke shmangur ndërprerjet e punës dhe dëmtimet nga luhatjet e energjisë. Në këtë mënyrë ndihmon në shmangien e ndërprerjeve të shitjes dhe humbjeve financiare të shkaktuara nga energjia e paqëndrueshme.

Bizneset që përdorin më shpesh Stabilizatorët 10 kVA

Stabilizatorët e vegjël single-phase (njëfazor) janë të dizajnuar për të korrigjuar në kohë reale rëniet dhe rritjet e tensionit, duke mbrojtur pajisjet nga dëmtimet, ndalimet e papritura dhe humbjet e performancës. Ato janë veçanërisht të përshtatshme për biznese të vogla, zyra profesionale dhe ambiente me pajisje sensitive.

Falë teknologjisë Ortea Next, këta stabilizatorë garantojnë:

  • tension konstant dhe të stabilizuar

  • reagim të shpejtë ndaj luhatjeve të rrjetit

  • funksionim të qetë dhe të besueshëm

  • rritje të jetëgjatësisë së pajisjeve elektrike

Zyra të Vogla – 7 kVA njëfazor

Stabilizatori Vega 7 kVA është zgjidhje ideale për zyra të vogla, studio profesionale dhe ambiente administrative. Ai siguron tension të qëndrueshëm për kompjuterë, printerë, routera, sisteme rrjeti dhe pajisje zyre, duke shmangur ndërprerjet e punës dhe dëmtimet nga luhatjet e energjisë.

Klinika Private & Stomatologji – 10 kVA njëfazor

Në klinika private dhe kabinete stomatologjike, stabiliteti i energjisë është kritik për funksionimin e pajisjeve mjekësore. Vega 10 kVA mbron aparaturat diagnostike, karriget dentare, kompresorët dhe sistemet IT nga rëniet e tensionit, duke garantuar siguri dhe vazhdimësi shërbimi për pacientët.

Dyqane & Supermarkete të Vegjël – 10 kVA njëfazor

Për dyqane dhe supermarkete të vogla, stabilizatori Vega 10 kVA ofron mbrojtje për kasa fiskale, POS, frigoriferë, ndriçim dhe sisteme sigurie. Ai ndihmon në shmangien e ndërprerjeve të shitjes dhe humbjeve financiare të shkaktuara nga energjia e paqëndrueshme.

Shtëpi Inteligjente  – 15 kVA njëfazor

Në ambiente rezidenciale të avancuara dhe shtëpi inteligjente, Vega 15 kVA siguron tension të qëndrueshëm për sisteme automatizimi, pajisje smart, sisteme sigurie, serverë shtëpiakë dhe pajisje elektronike me vlerë të lartë. Stabilizatori mbron investimin dhe garanton funksionim të sigurt të të gjithë ekosistemit smart.

IT & Kompjuterë Profesionalë – 5 kVA njëfazor

Stabilizatori Vega 5 kVA është ideal për ambiente IT të vogla, workstation-e profesionale, serverë të vegjël dhe pajisje elektronike sensitive. Ai garanton tension të pastër dhe të qëndrueshëm, duke mbrojtur të dhënat dhe pajisjet nga dëmtimet elektrike.

Përse nevojitet Stabilizatori për Bizneset e Vogla?

Stabilizatorët e vegjël single-phase (njëfazor) janë të dizenjuar për të korrigjuar në kohë reale rëniet dhe rritjet e tensionit, duke mbrojtur pajisjet nga dëmtimet, ndalimet e papritura dhe humbjet e performancës. Ato janë veçanërisht të përshtatshme për biznese të vogla, zyra profesionale dhe ambiente me pajisje sensitive.

 

Falë teknologjisë Ortea Next, këta stabilizatorë garantojnë:

  • tension konstant dhe të stabilizuar

  • reagim të shpejtë ndaj luhatjeve të rrjetit

  • funksionim të qetë dhe të besueshëm

  • rritje të jetëgjatësisë së pajisjeve elektrike