Partnerët Strategjikë të Eurocol Service
Bruno Generators: Ekselenca Italiane në Gjeneratorë Silenciozë
Bruno Generators është partneri ynë kryesor për zgjidhjet e energjisë emergjente. Gjeneratorët e serisë GX (për të cilët Eurocol ofron gamën e plotë) janë të njohur botërisht për teknologjinë e fundit dhe efektet “Super Silent”.
Pse Eurocol zgjodhi Bruno? Përdorimi i motorëve Perkins dhe Iveco FPT, të kombinuar me alternatorët Leroy Somer, garanton një performancë të pathyeshme në çdo kusht klimatik të Shqipërisë.
Aplikimet: Këta gjeneratorë janë idealë për industri, spitale, objekte tregtare, kantiere ndërtimi dhe projekte infrastrukturore në Shqipëri, ku kërkohet energji e qëndrueshme dhe e sigurt.
EMSA Generator: Raporti i Përkryer Cilësi-Çmim me besueshmëri të lartë
Nëpërmjet partneritetit me EMSA Generator, Eurocol Service sjell në Shqipëri gjeneratorë dizel për fuqi rezervë, prime dhe continuous power, të përshtatshëm për përdorim industrial, komercial dhe institucional.
Gjeneratorët EMSA janë të certifikuar sipas standardeve ISO dhe CE, duke garantuar performancë, siguri dhe jetëgjatësi. Emsa dallohet për dizajnin e tyre të qëndrueshëm dhe sistemet e avancuara të sinkronizimit, të cilat legojnë lidhjen e shumë gjeneratorëve në një rrjet të vetëm duke qënë idealë edhe për projekte që kërkojnë fuqi masive.
Gjeneratorët Emsa, të pajisur me motorët Francezë Badouin, arrijnë të mbulojnë fuqi deri në 2500+ kVA.
Ceccato, një nga markat më të njohura europiane për kompresorë ajri industrialë
Ceccato Aria Compressa është lider botëror në prodhimin e kompresorëve të ajrit. Eurocol sjell në Shqipëri teknologjinë e kompresorëve me vide (screw) dhe me piston, duke u përshtatur me nevojat e çdo biznesi.
Kompresorët tanë Ceccato me teknologji VSD (Variable Speed Drive) ulin konsumin e energjisë deri në 35-50%, duke ofruar një fluks ajri të vazhdueshëm 24/7 pa mbinxehje.
Kompresorët Ceccato janë të certifikuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe përdoren në industri prodhuese, punishte, fabrika dhe ambiente profesionale ku kërkohet ajër i kompresuar i besueshëm dhe efikas.
AEC Italia është partneri ynë kryesor për UPS profesionalë
AEC UPS është një lider i njohur ndërkombëtarisht në fushën e sistemeve të furnizimit të pandërprerë të energjisë (UPS) dhe zgjidhjeve të sigurisë së energjisë për bizneset.
Me mbi 50 vjet eksperiencë në sektorin e energjisë kritike dhe UPS, AEC UPS ofron një gamë të gjerë produktesh inovative që sigurojnë funksionim të pandërprerë edhe në kushtet më kërkuese.
Si partner strategjik për tregun shqiptar dhe rajonal, AEC UPS është një zgjedhje e besueshme për klientët që kërkojnë performancë të lartë, teknologji moderne dhe suport teknik profesional.
