Historia e Eurocol Service

35 Vite Eksperiencë nga Viti 1991 në Vitin 2026. 

Kontakto me Shitjet

Jeni të interesuar për një ofertë për Gjenerator, Kompresor, UPS, Inverter apo Stabilizator? 

Historia Jonë

Eurocol Service është një nga firmat e para dhe më të suksesshme në Shqipëri, me një përvojë të gjatë prej më shumë se 35 vjetësh në fushën e energjisë. Që nga viti 1991, kompania ka vepruar si përfaqësuese e markave më të njohura italiane dhe evropiane në fushën e gjeneratorëve, stabilizatorëve të tensionit, sistemeve UPS, transformatorëve dhe pjesëve të tjera elektrike.
 
1991 – Lindja
Në vitin e parë të tranzicionit, ndërsa Shqipëria hapte dyert e tregut, u krijua Eurocol Service si një ndërmarrje familjare me objektivin e thjeshtë: të siguronte energji pa ndërprerje për bizneset dhe institucionet që po lindnin. Filluam me importin e parë të gjeneratorëve diesel dhe me riparime në një punishte të vogël në zonën e Kombinatit, Tiranë.
 
U bëmë përfaqësues të markave italiane Bruno & EMSA për gjeneratorë dhe Ceccato për kompresorë – kontratat e para të një firme shqiptare me prodhues të certifikuar sipas ISO 9001. Në ato vite, si edhe sot, ne garantonim punë pa ndërprerje për bankat e para private dhe ambasadat që hapeshin në Tiranë. Gjatë krizës së energjisë (2002) u kthyem në “shpëtimtarët” e shumë institucioneve dhe bizneseve private. Në këtë periudhë shtuam UPS me teknologjinë “on-line double conversion” dhe stabilizatorë Ortea për mbrojtjen e serverave që po instalonim për klientët tanë. 
 
Lista zyrtare e klientëve (shtator 2006) numëronte mbi 120 institucione: nga Ambasada Amerikane e deri te Banka Botërore, nga Porti i Durrësit e deri te fabrikat e vajit në Himarë. Kjo është dhe arsyeja se pse Eurocol Service sot është një nga emrat më të mëdhenj në tregun e gjeneratorëve, inverterave, ups-ave dhe kompresorëve. 

Veprimtaria jonë

Import, shpërndarje, instalim dhe asistencë teknike për:
  • Moto-gjeneratorë diesel dhe benzinë
  • Stabilizatorë tensioni
  • Sisteme UPS (Uninterruptible Power Supply)
  • Transformatorë të thate (pa vaj)
  • Panele dhe kuadro shpërndarëse elektrike
  • Kompresorë Ajri