Gjeneratore nga Eurocol Service – Zgjedhja e Duhur!

Energjia elektrike është jetike për çdo familje apo biznes. Por, çfarë ndodh kur dritat ikin papritur dhe nuk ka asnjë garanci se kur do të rikthehen? Për të shmangur këtë problem serioz, Eurocol Service është në treg që nga viti 1993, duke u bërë një nga kompanitë më të besuara për gjeneratore në Shqiperi dhe jo vetëm.

Eurocol Service ofron gjeneratorë nga markat prestigjioze evropiane si Bruno (Itali) dhe EMSA (Francë/Turqi), duke garantuar cilësi dhe siguri maksimale për çdo klient. Kompania disponon një gamë të gjerë fuqish, duke filluar nga 10 kVA për shtëpi dhe zyra të vogla, e deri në mbi 250 kVA për fabrika, spitale, hotele dhe ndërtime të mëdha.

Pse të zgjidhni Eurocol?

  • Eksperiencë e gjatë: Me mbi 30 vite përvojë në treg, Eurocol ka ndërtuar reputacion të shkëlqyer duke shërbyer qindra biznese dhe institucione prestigjioze në të gjithë Shqipërinë. Këtu mund të gjeni dhe vlerësimet në Google Maps.
  • Produkte të certifikuara: Eurocol është distributor zyrtar i Bruno Generators dhe EMSA, markat lider për gjeneratorë në Evropë, të njohura për performancën e shkëlqyer dhe konsumin e ulët të karburantit. Një pjesë të gjeneratorëve e gjeni edhe në faqen e Eurocol e-SHOP.
  • Asistencë & mirëmbajtje: Me një ekip teknik të kualifikuar, Eurocol ofron shërbim dhe mirëmbajtje 24/7, duke garantuar punën e pandërprerë të gjeneratorëve tuaj.
  • Instalim profesional: Eurocol kujdeset për instalimin profesional të çdo gjeneratori, duke përfshirë sistemin ATS (Automatic Transfer Switch), që ndez automatikisht gjeneratorin kur ikën energjia elektrike.

Cilët janë klientët tanë?

Klientët e Eurocol janë të shumtë dhe përfshijnë institucione publike, spitale, klinika, hotele, restorante, supermarkete, kantierë ndërtimi dhe familje të shumta që nuk duan të rrezikojnë ndërprerje të energjisë.

Nëse jeni duke kërkuar një zgjidhje serioze dhe afatgjatë për energjinë rezervë, Eurocol është partneri që ju nevojitet. Na kontaktoni sot dhe kërkoni një konsultë falas, për të zgjedhur gjeneratorin që ju përshtatet më së miri.

Eurocol Service – Garanci, Cilësi, Siguri!

author avatar
Instituti i Transportit