Produkt i Certifikuar nga BE

Gjenerator për Zyra Profesionale, Servera dhe Shërbime IT – Bruno GX22P

Gjeneratori Bruno GX22P është projektuar si një zgjidhje e fuqishme dhe e qëndrueshme për zyra profesionale, kompani teknologjike, Servera, IT, call center dhe ambiente të tjera ku energjia elektrike e pandërprerë është thelbësore për funksionimin e pajisjeve kritike.

Ky model i serisë GX kombinon performancë të lartë, nivel të ulët zhurme dhe stabilitet të tensionit, duke garantuar furnizim të vazhdueshëm për pajisje si servera, kompjuterë, routera, UPS-e, pajisje periferike dhe sisteme komunikimi, pa rrezik për humbje të të dhënave apo ndërprerje pune. Bruno GX22P është ideal për kompani që kërkojnë një kombinim perfekt midis efikasitetit operativ, besueshmërisë së lartë dhe kostos efektive, duke e bërë atë një zgjedhje optimale për ambientet profesionale me nevoja të qëndrueshme të energjisë.

Bruno GX22P është krijuar për t’u integruar qetë në ambientet profesionale ku:

  • Pajisjet e IT-së si serverat, UPS-et dhe sistemet e komunikimit kërkojnë stabilitet të tensionit dhe funksionim pa ndërprerje.

  • Konsumatorët kërkojnë një nivel të ulët zhurme dhe funksionim të qetë për të mbajtur një ambient pune produktiv.

  • Zyrat operojnë me pajisje sensitive, të cilat nuk tolerojnë ndërprerje energjie apo variacione të tensionit.

  • Ka kërkesë për një solucion të besueshëm dhe ekonomik për furnizim rezervë ose përkohësisht gjatë ndërprerjeve të rrjetit.

Ky model përfaqëson ekuilibrin ideal midis performancës, efikasitetit dhe kosto-efektshmërisë, duke e bërë atë shumë të përshtatshëm për përdorim ditor dhe për situata ku vazhdimësia e shërbimit është prioritet.

Specifikimet Kryesore

  • Kapacitet nominal (PRP): 18 kVA

  • Kapacitet maksimale (LTP): 22 kVA

  • Tensioni i dalje: 230 V, 1 fazë + GND

  • Frekenca: 50 Hz (1500 rpm)

  • Motor: Perkins 404D-22G, 4-cilindër, ujë i ftohur

  • Fuqia motori: rreth 16,2 kW

  • Konsumi i karburantit (70 % ngarkesë): rreth 4,3–5,0 L/h

  • Niveli i zhurmës: i reduktuar për ambiente ku qetësia është e rëndësishme

  • Kabina: me izolim zhurme për funksionim të qetë

  • Panel kontrolli: panel manual me funksione standarde mbrojtëse

  • Struktura: kompakte dhe solide, e përshtatshme për ambiente zyre

  • Instalim dhe mirëmbajtje: pika ngritëse dhe xhepa për forklift për vendosje të thjeshtë