Rreth Eurocol Service

Eurocol Service lindi në vitin 1991, në kulmin e tranzicionit demokratik, si një ndërmarrje familjare me vizionin e thjeshtë: të ofrojë energji pa ndërprerje për bizneset shqiptare.
Lidhim Partneritete Afatgjata

Lider i zgjidhjeve energjitike në Shqipëri

Besueshmëri – Pajisjet tona janë të garantuara nga Standarded Europiane.
Përgjegjësi – Qëndrojmë prapa çdo fjale që themi dhe çdo produkti që shesim.
Inovacion – Integrojmë teknologjinë më të re për  emetime zero.
Transparencë – Çmime, specifika dhe afate të qarta, pa kosto të fshehura.
Misioni ynë është t’iu japim juve garancinë e energjisë së qëndrueshme. Besojmë se asnjë biznes nuk duhet të ndalet për shkak të mungesës së energjisë. Prandaj ofrojmë jo vetëm produkte, por një ekosistem të plotë: audit falas, projektim, instalim, mirëmbajtje dhe asistencë teknike prej 30 vitesh.
Përkrah çdo produkti të Eurocol Service qëndron një ekip prej inxhinierësh dhe teknikësh të certifikuar, me trajnime vjetore në fabrikat italiane dhe spanjolle. Flota jonë përfshin kamionë servisi të pajisur me diagnostikë elektronike dhe stok pjesësh këmbimi për të garantuar kohë më të shpejtë ndërhyrjeje në Shqipëri.

35

Vite Eksperiencë

Më shumë se çdo konkurrent në tregun shqiptar.

100%

Garanci nga Fabrika

Për çdo produkt dhe shërbim që Eurocol Service ofron.

24/7

Asistencë teknike

Me ekip të mobilizuar për të ardhur në ndihmë sa më shpejt në cdo qytet.

100%

Partneritete Ekskluzive

Partneritete me prodhuesit më të mirë evropianë dhe amerikanë.

Që nga viti 1991

Pse Eurocol Service është zgjedhja e parë e bizneseve

Kemi ekip inxhinierësh dhe teknikësh, kamionë servisi, pjesë këmbimi gjendje për cdo rast keqfunksionimi nga Kukësi e deri në Sarandë. 

Na telefononi, caktojmë një orar takimi me ekipin tonë, vijmë, matim ngarkesën e pajisjeve tuaja, japim ofertën dhe argumentojmë arsyet përse. E gjitha pa kosto për ju. 

Nëse pajisja nuk është apo nuk sillet sic e kemi treguar, e riparojmë ose e ndërrojmë sipas nevojës.