Një gjenerator është një garanci që biznesi yt mos të ndalet asnjëherë. Por si çdo pajisje mekanike, edhe ai ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Një gjenerator i mirë mund të zgjasë 10–15 vite, madje edhe më shumë – nëse mirëmbahet siç duhet. Në këtë artikull po ndajmë 10 këshilla thelbësore për të zgjatur jetën e gjeneratorit tuaj, si ta mbani në gjendje të shkëlqyer dhe për të shmangur ndërprerjet e papritura, shpenzimet e panevojshme apo zëvendësimin e parakohshëm.
1. Bëjini servis të rregullt gjeneratorit tuaj
Ky është hapi më i rëndësishëm. Një servis i rregullt parandalon problemet përpara se të shfaqen. Kontrollohen:
- motori
- sistemi i ftohjes
- filtrat
- sinjalizimet dhe kabllot
- niveli i vajit dhe ftohësit
Te Eurocol, ne rekomandojmë që çdo gjenerator të kontrollohet të paktën një herë çdo 6 muaj, edhe nëse nuk është përdorur shpesh.
2. Ndërroni vajin dhe filtrat në kohë
Vaji i motorit është si gjaku për trupin e njeriut. Me kalimin e kohës, ai humbet vetitë lubrifikuese dhe grumbullon mbetje nga djegia.
- Filtri i vajit mban jashtë ndotjet dhe mbetjet e metalit.
- Filtri i ajrit ndihmon në djegie të pastër.
- Filtri i naftës parandalon ndotjen e sistemit të karburantit.
Mos e shtyni ndërrimin e tyre. Respektoni intervalet që rekomandon prodhuesi – ose tekniku juaj i autorizuar.
3. Aktivizoni periodikisht (mos e lini pa punuar)
Një nga gabimet më të zakonshme është ta lini gjeneratorin të fjetur për muaj me radhë. Kjo e bën sistemin më të ndjeshëm ndaj:
- ngurtësimit të lëngjeve
- tharjes së pjesëve lëvizëse
- shkarkimit të baterisë
Zgjidhja? Aktivizoni gjeneratorin 1 herë në muaj për 15–20 minuta në ngarkesë të lehtë. Kjo e mban në formë dhe zbulon në kohë çdo problem të mundshëm.
4. Përdorni vetëm naftë cilësore
Nafta është “ushqimi” i gjeneratorit tuaj. Nëse furnizoheni me karburant të ndotur ose me cilësi të dobët:
- bllokohet sistemi i djegies
- krijohen mbetje në enjektor
- ndodh vështirësi në ndezje
- bie efikasiteti
Për më tepër, gjatë periudhave të ftohta, shmangni qëndrimin e gjatë të karburantit në rezervuar. Nafta e vjetër kondensohet dhe krijon ujë, që është armiku i motorit.
5. Mos e mbingarkoni
Gjeneratorët kanë kufijtë e tyre. Nëse kërkoni më shumë fuqi sesa ata janë projektuar të japin, krijoni:
- mbingarkesë elektrike
- mbinxehje të motorit
- rrezik për kabllot dhe pajisjet e lidhura
Sigurohuni që të njihni kapacitetin real të gjeneratorit tuaj në kVA dhe mos e kaloni këtë prag. Nëse ke dyshime, pyet teknikun ose kërko një konsultë falas nga Eurocol.
6. Kontrolloni baterinë rregullisht
Bateria është elementi që ndez gjeneratorin. Nëse nuk punon siç duhet:
- gjeneratori nuk ndizet kur ka nevojë
- krijohen vonesa dhe risk për biznesin
Bateritë humbasin ngarkesën me kalimin e kohës, sidomos nëse nuk përdoren. Prandaj, kontrolloni:
- tensionin e saj
- nivelin e elektrolitit
- lidhjet e kabllove (që të mos jenë të oksiduara)
Bëni këtë kontroll të paktën një herë në muaj.
7. Vendoseni larg lagështirës
Lagështira është armiku i çdo sistemi elektrik dhe motorik. Nëse gjeneratori vendoset në një ambient të lagësht ose të paajrosur:
- krijohen korrozion dhe ndryshk në komponentët metalikë
- ndodhin dëmtime në panele elektrike
- ndikon negativisht në sistemin e ndezjes dhe në qarkullimin e ajrit
Prandaj, gjeneratorin duhet ta vendosni në ambient të thatë, të ventiluar mirë dhe të mbrojtur nga shiu dhe uji. Modelet Bruno silencioze me canopy e kanë këtë mbrojtje të integruar.
8. Përdorni vetëm pjesë origjinale
Pjesët e zëvendësimit si filtrat, rripat, pompën e vajit apo ndarësit e karburantit duhet të jenë të certifikuara nga prodhuesi. Përdorimi i pjesëve të pasigurta mund të shkaktojë:
- dështim të hershëm të motorit
- konsum të lartë karburanti
- humbje të garancisë
Te Eurocol sigurojmë pjesë origjinale për markat që shpërndajmë, si Bruno, EMSA, Powertronix, etj.
9. Mos anashkaloni sinjalet dhe errorët
Shumë përdorues i injorojnë paralajmërimet që jep paneli i kontrollit. Kjo është një gabim i kushtueshëm. Nëse ndriçon një dritë ose shfaqet një mesazh si:
- “low oil pressure”
- “battery failure”
- “overload”
- “service required”
…veproni menjëherë. Mos prisni që problemi të zmadhohet. Një ndërhyrje e thjeshtë sot mund të parandalojë një defekt të madh nesër.
10. Konsultohuni me teknikë të specializuar
Nuk ka rëndësi nëse gjeneratori juaj është i ri apo e përdorni prej vitesh – marrja e këshillës teknike është thelbësore. Shumë defekte lindin nga:
- përdorimi jo i duhur
- instalimi në vende të gabuara
- ndërhyrje nga persona jo të specializuar
Mos improvizoni por kërkoni ndihmën e një ekipi që njeh pajisjen tuaj. Eurocol ofron shërbim teknik të licencuar, me inxhinierë të certifikuar nga prodhuesit ndërkombëtarë.
Mirëmbajtja nuk është kosto, është investim
Një gjenerator është një investim strategjik, por për ta bërë të vlejë sa më shumë, duhet trajtuar me kujdes. Mos lejoni që shpenzimet për servisin të duken si barrë. Në të vërtetë, janë një siguracion që mbrojnë biznesin tuaj nga kostot e papritura dhe ndërprerjet.
Mbani gjeneratorin në formë, dhe ai do të punojë për ju me vite.
