Stabilizatore tensioni



RENDESIA E STABILIZATORIT TE TENSIONIT

Furnitor:

Ne aktivitetin tone te perditshem shpesh perdorim paisje elektrike/elektronike perhere e me sofistikuara te cilat per te na sherbyer me mire dhe me gjate kane domosdoshmeri reale teknike nje tension rregullt, te kontrolluar dhe te stabilizuar.

Humbja e te dhenave, prodhime difektoze, probleme sigurie, defekte ne makineri dhe informacion i pa mbrojtur jane disa nga problemet e mundshme si pasoje e nje tensioni te keq.

Stabilizatori i tensionit ka dhene prova si pergjigja me efikase qe parandalon demtimet nga luhatjet e tensionit ne hyrje.

Vendosja e nje stabilizatori tensioni eshte Siguri ne vazhdimesine dhe cilesine e procesit te punes.

ortea-2
ortea-1

Perdorimi i nje stabilizatori tensioni

Nje stabilizator tensioni tipik eshte i afte t’u pergjigjet luhatjeve te tensionit te ashtuquajtura renie tensioni (tensioni i ulet) dhe ngritje tensioni (tensioni i larte) ne linjen e hyrjes nga rrjeti.

Reniet mund te jene rrjedhim i shperndarjes jo te rregullt te tensionit ne rrjetin e konsumatoreve , lidhjeve te ngarkesave te medha ne rrjet, tokezimeve jo efikase etj.

Ngritjet mund te lindin nga shkeputja e menjehershme e ngarkesave te medha nga rrjeti, tension i larte i prodhuar nga HEC, TEC, etj, shkaqe atmosferike etj.

graph

Kohezgjatja dhe shpeshtesia e ketyre fenomeneve varet nga shkaku dhe nuk eshte e lehte te parashikohet.

Reniet e tensionit zakonisht jane me te shpeshta vecanerisht aty ku shperndarja nuk eshte e kontrolluar.

Shqetesime te tjera si kolpot, frekuencat e larta, zhurmat dhe deformimet e harmonikave mund te filtrohen nepermjet sistemeve te vecanta te filtrimit.

Punimi i rregullt i pjeses me te madhe te pajisjeve elektrike dhe elektronike varet nga saktesia dhe qendrueshmeria e tensionit ne hyrje. Ne ditet e sotme, shume konsumatore private apo shteterore jane subjekt i luhatjeve kohegjate te tensionit qe mund te shoqerohen me efekte te pakendshme apo edhe deme serioze.

STABILIZATOR TENSION

• Shtepi private
• Ndermarrje industriale
• Makineri prerese me lazer
• Kompjutera
• Makineri elektronike
• Aparatura testimi
• Sisteme komunikimi dhe media
• Paisje zyrash
• Industri ushqimore

Bstabilizatoret-ok
Albanian